Te jesh i vetmuar eshte pjese normale e jetes tone te perditshme. Hidherohemi kur ngelim ne provim, kur
refuzohemi nga personi qe dashurojme, apo kur dikush shume i afert vdes. Depresioni mund te jete shume me fatal se sa thjesht vetem nje vetmi. Mund t’ju shkaktoje pasoja per tere jeten te cilat mund te shkaterrojne vete-vleresimin, shendetin dhe mireqenien ne pergjithesi. Me poshte keni disa keshilla shume te mira per te pushtuar
melankoline dhe per te arritur kenaqesine me te madhe nga aktivitetet e tua ditore.
1. Ekspozohu kundrej drites dhe drites se diellit Mungesa e ekspozimit ndaj drites se diellit eshte pergjegjese per sekretimin e hormonit melatonin, i cili nxit nje gjendje lethargjike. Melatonin prodhohet vetem ne erresire. E ul temeperaturen e trupit dhe te ben te ndihesh i lodhur. Nese gjithnje je i mbyllur ne dhome me perde te mbylluara do te jete e veshtire per ty te ndalosh veten te mos rrish ne shtrat. Kjo eshte arsyeja se pse shume njerez vuajne nga depresioni shume me teper ne dimer se sa ne stinet tjera. Eshte per shkakun se netet jane me te
gjata. Nese nuk ia del te dalesh jashte ne drite te diellit ti mund qe ta ndricosh dhomen me drita me te ndritshme. Ha dreke jashte zyres. Ec shpesh ne kembe ne vend qe te ngasesh makinen ne distanca te shkurta.
2. Bej dicka. Inspirohu Ju keni gjasa me shume te kaloni cfaredo ndjenje te depresionit nese jeni shume i zene per ta vene re ate. Jeto nje jete te plote me aktivitete inspiruese. Bej gjerat qe do. Nese je “holle” nga parate ti mund te merresh me gjera tjera te thjeshta sikur ecje apo vrapim ne ndonje park apo vend te bukur, te merresh me ndonje sport, te lexosh ndonje liber, apo merru me nje aktivitet per te cilin ke pasion dhe deshiron ta besh. Cakto nje qellim – nje qellim domethenes ne jeten tende. Sado e veshtire apo dekurajuese jeta mund te jete qendro i palekundur dhe ki besim te palekundur se je ne gjendje te besh cfaredo qe deshiron. Sepse ti mundesh (Yes, you can). Me kete lloj qendrimi pozitiv ti do te arrish te largosh depresionin.
3. Merr pushim dhe pusho Seriozisht e kam. Degjo muzike qetesuese, ka me bollek e mos degjo ato qe te bejne ti presesh venat. Futu ne vaske te ngrohte – eshte shume e mire. Kerko nje shok apo shoqe qe te te beje masazh. Merr pushim nga ngarkesa e puneve qe ke dhe kalo nje dite duke u sorrollatur. Me fjale te tjera, kenaqu dhe bej ate qe te do zemra.
4. Ha mire dhe qendro i shendetshem. Perpiqu ti shmangesh ushqimeve me shume sheqer, kafeine dhe alkool. Sheqeri dhe kafeina mund te te japin nje moment te shkurte te energjise, por me vone te sjellin tension,
ankth dhe problem te tjera te brendshme. Alkooli eshte depresues. Shume njerez pine alkool per ti “harruar
problemet.” Keshtu ata vec po e perkeqesojne gjendjen ne proces. Aktiviteti i rregullt fizik eshte nje shkundes vital i depresionit per shkake se lejon qe trupi juaj te prodhoje me shume endorphins se sa prodhon normalisht pa aktivet fizik. Endorphins nganjehere ndryshe quhen “kemikalet e gezimit” per arsye se permbajne sasi stres- zvogeluse dhe stimuluese te gezimit.
5. Bej nje jete sociale. Rrethi i shokeve te tu jane per te dhene perkrahje morale. Te kalosh kohe dhe te merresh me aktivitete te dobishme se bashku me ta mund te te dhuroje nje ndjene shume te kenaqshme. Asgje nuk eshte me mire se te kesh perkrahje te forte nga shoket/shoqet.Kurre mos e nenvlereso fuqine e prekjes. A nuk ndjehemi mire kur dikush na rreh shpatullat dhe na jep fjale kurajoze gjate koheve me te veshtira dhe te liga? Perqafo dike sot. Hyr ne gjera intime. Krijo lidhje te aferta me familjen dhe shoket. Dashuria dhe kujdesi i shprehur nga te tjeret mund te rrite sistemin imunitar tej mase dhe te te ndihmoje te zmbrapsesh semundjet. Me e mira e te gjithave eshte se do te jetosh nje jete me te sigurt dhe te lumtur. Tjeter here kur te goditesh nga ato kujtimet qe te bejne te depresionuar mos harro se per gjithcka celesi i zgjidhjes se nje problemi gjendet brenda teje. Ti mundesh te zgjedhesh se si deshiron te ndihesh dhe me disa ndryshime ne jeten tende ti ndryshon gjithcka rreth vetes dhe depresioni behet pune e shkuar dhe e harruar.
No comments:
Post a Comment