Ka momente kur njeriu do disa minuta te reflektoje mbi ngjarje te caktuara. Askush nuk eshte perfekt! Askush nuk mund te marre vetem vendime te duhura ashtu si askush nuk mund te marre vetem vendime te gabuara. Cdo gje eshte relative, asgje s'eshte absolute. Absolute eshte vetem qe cdo gje eshte relative! Disa persona i duam me shume se te tjeret, ashtu si disa te tjere i urrejme me shume se te tjeret. Kemi mesuar vazhdimisht qe jeta na sprovon per te na bere me te forte. E kuptojme dhe i nenshtrohemi ketij ligji ne pamundesi per ta kundershtuar. Askush nuk ka fituar betejen me jeten. Ajo gjithmone ka ase nen menge, ka gjithmone dicka me shume se ne, ka gjithmone potencial. Beteja e vazhdueshme me sfidat e jetes le pasoja, ku ne disa raste rezultojne negative (kur njeriu humbet ndjeshmerine qe e karakterizon) dhe ne disa raste rezultojne pozitive (kur njeriu behet me i forte). Normalisht qe dhe keto dy drejtime, nese mund te quhen keshtu, nuk mbetin me kaq. Humbja e ndjeshmerise qe vjen si pasoje e sprovave te shumta e te veshtira, sjell me vete dhe shpresen e humbur se gjerat do te ndryshojne. Fillon te dyshosh te te gjithe dhe ne gjithcka. Edhe nderin ose mbeshtetjen e shikon me dyshim, se ndoshta ka dicka te hidhur nga pas. Me pak fjale e shpie personin ne nje monotoni te qete dhe te pashprese. Kete lloj gjendjeje e hasim cdo dite ne persona te ndryshem te cilet njihen si te humbur, te paorientuar, te painformuar, pa gjalleri.
Nga ana tjeter kemi pjesen pozitive ku njeriu behet me i forte nga keto sprova te vazhdueshme, i cili e pret me ftohtesi cdo lloj sfide dhe nuk i ben pershtypje asnje lloj problemi qe mund t'i dale. Por sic kuptohet dhe ky "pozitivitet" ka anet e tija negative sic u permend pak edhe me siper ashpersia. Pra behen te ashper e te pandjeshem. Mbetet nga ky lloj grupimi vetem nje grup i vogel njerezish qe ruajne ndjeshmerine. Por c'eshte me e dhimbshme nga e gjithe kjo eshte qe "vritemi" me shume nga njerezit qe duam. Ne njerezit qe japim gjithcka nga vetja gjithashtu presim gjithcka. Dhe kur kjo gjithcka nuk rikuperohet fillojne dhe problemet, ashpersia, pandjeshmeria ose ftohtesia etj. Ne kete rast nuk di as se si te ngushellohesh e as se si te durosh. Kur dhimbjen me te madhe e mer nga njerezit qe pret te kunderten, cfare mund te presim nga ata qe as nuk duan tia dine per ekzistencen tone. Ironi fati...
No comments:
Post a Comment