Monday, April 29, 2013

Enderrat e nje femije


Realiteti shqiptar eshte i hidhur per enderrat e embela te femijeve. Ata nuk dine dhe nuk duan te kuptojne pse ne Shqiperi enderrat jane nje molle e ndaluar. Femijet karakterizohen nga nje naivitet dhe sinqeritet i shfrenuar, gje te cilen e humbasin me kalimin e viteve dhe sidomos nen injorancen e shoqerise shqiptare. Femija lind i pafajshem, plot jete e shprese dhe me pas shnderrohet ne nje skllav te shoqerise e cila nga ana tjeter eshte droguar nga politika. Nje kaos i tille shoqeror vret dalengadale ne menyre mjerane pa dhimbje. Pra edhe nese deri dje ndokush i kishte rezistuar ketij presioni psikologjik, me siguri qe sot i eshte nenshtruar dhe e ka humbur kete beteje vrastare. Femijet krijojne enderra per te ardhmen e tyre pa qene te vetedijshem se kjo eshte thjesht nje vrime ne uje per ambientin ku ai po i mbjell keto enderra. Nje ambient shterp i infektuar deri ne palce e qe nuk e njeh fjalen "liri". Jemi ne shekullin XXI dhe akoma individi nuk di se liria e tij mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Ne kete vend te helmuar nga ambicja individuale dhe epshi per te pasur gjithcka termi "liri" eshte zevendesuar me termin "une", duke shpene keshtu ne egoizem te theksuar, kokefortesi injorante dhe injorance te budallepsur. Ndaj femija e ka te veshtire qe ti ruaje ato enderra dhe ti vere ne zbatim sepse kudo qe shkel eshte prone e dikujt tjeter qe e ka tjetersuar ashtu si vete ky femije do tjetersoje kur te rritet ne kete ndikim. Mos te na duket cudi qe kemi shoqeri shterp, te paafte te ndertoj dicka sikur edhe fryme bashkepunimi. Jetojme ne nje shoqeri ku vellai nuk do vellane e motra me motren nuk flet. Femijet po rriten ne nje territor te minuar nga te gjitha anet, saqe per gjithe jeten do te kete frike ku te hedh kembet sepse dicka do te ndodhe. Kjo nuk quhet pjekuri, jo, kjo quhet frike nga vendimmarrja, nga iniciativa dhe nga pasojat. Femijet po humbasin besimin se neser do mund te jene dikushi, dhe me te drejte sepse ekzistenca e tyre po vihet ne dyshim qe tani. Si te mundet nje femije qe te ruaje personalitetin kur merr shuplaka nga te gjitha anet, kur nuk ka nje mbeshtetje? Nuk mund te mbeshteten te prinderit sepse edhe prinderit vete jane rritur ne kete shoqeri hidhnake, ku as vete ata nuk kane pasur perkrahje dhe nuk kane se si ta dine se c'do te thote perkrahje per nje femije. Mendojne se perkrahje eshte ta ushqejne, ta veshin dhe ta shkollojne, por jo, e kane shume gabim sepse femija do interes te vazhdueshem. Nuk do qe te goditet kur gabon, por t'i shpjegojne perse ajo qe beri ishte e gabuar dhe se si duhej bere. Por prinderit tane jane pjese e kesaj shoqerie dhe nje shoqeri shterp nuk lind pasardhes me enderra, por vret enderrat e pasardhesve. Eshte per te uleritur se si te rinjte shqiptar jane ne delir dhe behen parazit ne vend qe te ndertojne nje marrdhenie simbiotike. Enderrat e te rinjve i ka marre lumi...

No comments:

Post a Comment